Blertina Koka, shendeti.com.al
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, drejtuesit e QSUT-së kanë menduar të sjellin atmosferë festash edhe në spital. Dhe një mënyrë ka qenë duke u dhënë urdhër të gjithë psikologëve që të vendosin kordele në formë brirësh dreri në kohën që janë në punë (si simbol i festave të fundvitit). Një gjë e tillë bëhet e ditur nga mjeku Petrit Vargu, i cili shkruan në faqen e tij në “Facebook”:
“Urdhër i prerë i drejtorisë për 30 psikologët e QSUT-së. Brenda ditës së sotme duhet të blejnë brirë te dyqani i “Jumbo” dhe të punojnë me brirë në kokë. Shumë nga vajzat i kishin blerë dhe m’i jepnin që të denoncoja të rejat e fundit të shkencës në QSUT.”


