Gratë lyhen për t’u pëlqyer meshkujve, por nuk është kështu

Gratë lyhen shumë duke menduar se kështu do t’u pëlqejnë më shumë meshkujve, por në të vërtetë burrat i preferojnë jo shumë të lyera.

grua e lyerNjë studim i tillë është kryer nga Universiteti i Bangorit dhe Universiteti i Aberdinit në Britaninën e Madhe. Gratë pra, lyhen duke menduar se kështu i afrohen më tepër idesë së asaj çka u pëlqen meshkujve, ndërsa në realitet meshkujt i largohen kësaj lloj bukurie.

Ekspertët kryen një studim të thjeshtë: fotografuan 44 vajza pasi këto e kishin hequr grimin dhe pastaj u lanë dorë të lirë për t’u lyer. Më pas kërkuesit i fotografuan të lyera dhe pastaj zhvilluan 21 versione të ndryshme të këtyre fotove, të gjitha duke prekur origjinalin. Në fotot e prekura tualeti ishte kaluar në shkallë nga më të lehtat, deri të më të rënduarat.

Këto foto iu treguan 44 studentëve meshkuj të cilëve iu tha të zgjidhnin se cili version i pëlqente më shumë. Dhe nga kjo rezultoi se ata zgjodhën fotot e punuara, në të cilat vajzat ishin lyer shumë pak. Por të gjithë thanë se meshkujt e tjerë do të zgjidhnin vajzën më shumë të lyer duke bërë kështu një zgjedhje ndryshe nga e tyre. Edhe kur këto foto iu treguan një grupi grash, rezultati ishte i njëjtë.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore