Ja si mund të diagnostikoni sëmundjen Alcajmer me anë të gjalpit të kikirikut

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Alcajmer është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe prek miliona njerëz në mbarë botën, çdo vit. Kjo sëmundje renditet si shkaku i 6 kryesor i vdekjeve në SHBA. Alcajmer është një sëmundje progresive që përkeqësohet vit pas viti. Simptomat kryesore të saj janë humbje humori, humbje kujtese, vështirësi në të folur, vështirësi në të ecur etj.

alcajmerrrAlcajmer përkeqëson jetën jo vetëm të pacientëve, por edhe të njerëzve që kujdesen për ta. Kjo sëmundje është jashtëzakonisht e vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme të saj.

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas, u gjet se era dhe shija mund të përcaktojnë diagnoza të hershme të sëmundjes. Studiuesit gjetën një mënyrë që mund të dignostikonte në faza të hershme sëmundjen. Studimi përfshiu pacientë të prekur nga sëmundja. Pasi ju mbyllën sytë pjesëmarrësve ju vendosën pak gjalp kikiriku në njërën vripë të hundës për pak sekonda. Studimi gjeti se pacientët e prekur nga alcajmer e kishin të vështirë zbulimin e aromës në vrimën e majtë të hundës.

Jennifer Pulla, studiues në Universitetin e Floridas shpjegoi se “ të gjithë pacientët e prekur nga alcajmeri kishin një dëmtim në flegrën e majtë të hundës krahasuar me të djathtën. Madje kishte një asimetri të madhe midis 2 vrimave të hundës.

Pse u përdor gjalpi i kikirikut? Për shkak se ka aromë shumë të fortë dhe karakteristike që mund të dallohet nga të gjithë. Pacientët e prekur nga alcajmeri humbasin aftësinë për të nuhatur dhe kanë probleme të theksuara kujtese që në fazën e hershme të sëmundjes.

Burimi: David Ëolfe

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?