Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Në ditët e ftohta të dimrit, supërat janë alternativa më e mirë për t’u ushqyer shëndetshëm dhe për të parandaluar virozat e dimrit si të ftohurat apo gripin. Në këtë postim, gazata Shëndeti do t’ju paraqesë një supë shumë të shëndetshme për fëmijët dhe të rriturit.
Përbërësit: 3 gota qumësht, 2 kokrra patare mesatare, 1 kokërr qepë, 2 karrota, 1 filxhan kërpudha, 1 filxhan bizele, 1 filxhan misër, 1 lugë gjelle miell, kripë, piper, vaj ulliri, majdanoz, selino, kopër.
Në një tenxhere hidhni 2 lugë vaj ulliri, pasi vaji të jetë ngrohur pak shtoni qepët, karrotat, patatet e prera në kubikë të vegjël dhe përziejni derisa të jenë zbutur. Më pas shtoni bizelet, misrin, kërpudhat dhe skuqini për 2 minuta të gjitha sëbashku. Në tenxhere shtoni 1 lugë miell dhe skuqeni sëbashku me permiet për 1 minutë. Kujdesuni që mielli mos të formojë kokrriza.
Ngrohni qumështin dhe shtojeni në tenxheren e perimeve. Shtoni kripën dhe piperin dhe lëreni supën të ziejë në zjarr të ngadaltë për 15 minuta. Pasi të keni hequr tenxheren nga zjarri shtoni majdanozin, kripën, selinonë, të prera shumë imët. Për shije mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni.
Ju bëftë mirë!
Burimi: Diary Goodnes


