Jeni mbipeshë? Nga sëmundjet e zemrës deri tek diabeti, ja sëmundjet e tjera që rrezikoheni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Në ditët e sotme mbipesha mund të konsiderohet si problem shëndetësor. Mbipesha prek të gjitha moshat dhe gjinitë dhe shkaktarët kryesorë të saj janë dieta e varfër ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas mjekëve dhe studiuesve thuhet se mbipesha mund të jetë shkaktare e disa sëmundjeve të rrezikshme, të tilla si:

obezitetProbleme me zemrën:  pesha e tepërt e akumuluar në trup rrit presionin e lartë të gjakut dhe rrit nivelin e kolesterolit të keq në gjak, që të shmangni sëmundjet kardiake duhet patjetër të mbani peshën nën kontroll.

Kanceri: studimet kanë treguar se obeziteti është një nga shkaktarët e kancerit.

Diabeti: sipas mjekëve probabolilitetin për t’u prekur nga tipi 2 i diabetit e kanë më të lartë personat që janë mbipeshë.

Probleme me gjumin: mbipesha shkakton probleme me frymëmarrjen dhe për pasojë këta persona gërrhasin më shumë natën dhe kanë probleme me gjumin.

Osteoartrit: ky është një problem i zakonshëm tek personat mbipeshë. Personat mbipeshë shkaktojnë më shumë presion mbi nyje dhe kyçe, gjë e cila ndikon në formimin e problemeve të kocakave.

Burimi: Daily Health Tips

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi