Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Gështenja është një frut tipike e stinës së vjeshtës dhe dimrit, shumë i dashur nga të gjithë për shijen e veçantë që ka. Shumë herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura pa ditur ndikimin pozitiv që ky produkt i sjell shëndetit!
Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë.
Shëndetësi: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.
Mjalti i gështenjës është shumë ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen, mbron mëlçinë dhe kontribuon për një qarkullim më të mirë të gjakut.
E njohur është edhe tinktura e gështenjave, e cila përdoret për vena të zgjeruara, te problemet me qarkullim të gjakut, te dhembjet e kockave, nyjave dhe shpinës.
Lulet përdoren për bërjen e tinkturave për shërim të problemeve reumatike, artritit dhe neuralgjive. Nga sythat bëhen pika, të cilat ndihmojnë për të mësuar dhe për t’u përqendruar më mirë.
Burmi: healthyfood


