Dhimbja e mesit dhe fizioterapia

Nga fizioterapisti Petrit Drini:

Rekomandohet që në ditët e para pas shfaqjes së dhimbjes të bëhet pushim, përdoren medikamente si qetësues dhe antiinflamatorë dhe fillimi i fizioterapisë kryesisht nis me terapinë TENS. Në një fazë të dytë kur dhimbja të jetë reduktuar pjesërisht, vazhdohet trajtimi me fizioterapi me objektiv kthimin e fleksibilitetit të kolonës, kthimin e funksionalitetit të plotë dhe stabilitetin, përgatitja e masës muskulare për të qenë në gjendje të përballojë aktivitetin e përditshëm fizik.

UshtrimMetodat e përdorura janë metoda MekKenzi, Mezier, Souchard: ushtrime specifike për grup muskuj që stabilizojnë pjesën lumbare.

Në rastet ekstreme të stenozave të avancuara lombare ose hernies së avancuar lombare, zgjidhja e vetme mbetet ndërhyrja kirurgjikale. Pas ndërhyrjes kirurgjikale gjithmonë vazhdohet me rehabilitim fizioterapik.

Kohëzgjatja e trajtimit fizioterapi varion nga 5-7 ditë për lombalgjinë akute në 3-4 javë për lombalgjinë kronike. Frekuenca e seancave fizioterapike varion nga 2-3 seanca në javë. Garancia e ruajtjes së gjendjes së mirë shëndetësore për pacientët që kanë vuajtur më përpara nga dhimbja e mesit mbetet, rivlerësimi i stilit të jetës, zakoneve të jetës së përditshme dhe lloji të punës. Disiplina në bërjen e ushtrimeve të mesit, luftimi i mbipeshës, bërja sport dhe një ekuilibër i mirë psiko –emocional do të garantojnë një funksionim të mirë të kolonës dhe mesit në përgjithësi.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese