Përgatiti për gazetën Shëndet + dhe Shëndeti Online: Gerald Kola, mjek familjeje
Ka disa ushqime që na ndihmojnë të humbasim peshë dhe të djegim kalori, një nga këto është xhenxhefili, një erzë e një mijë e një veçorive, mund të stimulojë metabolizmin, përshpejton djegien e yndyrës dhe eliminimin e mbeturinave dhe toksinave nga trupi.
Xhenxhefili është i pasur me antioksidues, ka veti të forta anti-inflamatore dhe sjell disa përfitime për sistemin e tretjes. Ai gjithashtu nxit tretjen dhe heq dhimbjen e stomakut.
Është gjithashtu i pasur në vitaminë B6 dhe minerale, si: kalcium, hekur, kalium dhe fosfor. Rrënja e xhenxhefilit është në gjendje të qetësojë ndjenjën e urisë, ajo është përdorur shpesh në dietat për dobësim, sepse favorizon metabolizmin dhe përshpejton eliminimin e yndyrnave të tepërta.
Le të shohim se si duhet ta bëjmë këtë çaj bimor:
Përbërësit:
- 1 litër ujë
- 20 feta xhenxhefil të freskët të qëruar
- Lëngu i një limoni
- 2 lugë mjaltë
Vlojmë ujin në një tenxhere, shtojmë fetat e xhenxhefilit dhe i lëmë të vlojnë edhe për 5 minuta.
E lëmë derisa të ftohet, shtojmë lëngun e një limoni, e përziejmë dhe e vendosim në një shishe.
Konsumojnë këtë çaj dy herë në ditë, mundësisht pas drekës dhe pas darkës. Nëse ju dëshironi, ju mund të shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me çaj bimor (nuk duhet të tejkalohen dy lugë mjaltë në ditë).
Xhenxhefili vepron shpejt nëse merret i freskët apo edhe në formë të infuzionit siç ne vepruam. Nëse ju dëshironi, gjithashtu mund ta shtoni të freskët në ushqimet tuaja.
Ky infuzion nuk është vetëm në gjendje të djegë yndyrën, por ka veti termogjenike, antigripale, antibiotike dhe antibakteriale.
Konsumimi i këtij infuzioni do të ndihmojë për të larguar gripin, ethen, dhimbjen e fytit dhe kollën.
Xhenxhefili është gjithashtu një ndihmë e madhe për të zbutur dhembjen, nyjeve dhe të muskujve, në sajë të veçorive të tij anti-inflamatore.
Natyrisht ju duhet të përputhni me marrjen e këtij çaji bimor edhe një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe ndoshta edhe pak stërvitje.


