Për gazetën Shëndet + dhe Shëndeti Online: Blerina Bombaj, dietologe
Si t’i përdorni erëzat në gatimet tuaja
Përdorimi i erëzave në gatim është një armë e fortë për të rritur cilësinë dhe vlerat ushqyese të tij dhe jo vetëm, është një mënyrë e mirë për të ulur nevojën e përdorimit të kripës. Ja si mund të bëheni më kreativ në kuzhinë me përdorimin e erëzave:
- Borziloku: Përdoreni në salca, perime, pjata me vezë dhe sallata.
- Dafina: Vendoseni për të dhënë aromë në supa dhe gjellë.
- Speci i kuq Kajen: Ju jep mundësinë të bëni më pikante perimet, mishin, vezët, gjellët dhe salcat.
- Koriandër: Shtojeni te drithërat si orizi dhe te recetat meksikane.
- Kanella: Kombinojeni me fruta, drithëra të gatuar si tërshëra ose tosti me vezë.
- Kumeli (qimnon): Shkon në gjellë, drithëra, qiqra, patate, perime, mish pule dhe peshk.
- Pluhuri kerri: Kombinojeni me perime, pulë dhe mish.
- Koper: Shkon shumë mirë me peshk, kastravecë, kos, lakër të bardhë dhe vezë.
- Hudhër: Përdoreni me perime, në salca dhe supa.
- Xhenxhefil: Shtojeni në perimet e tiganit, në supa dhe sallata.
- Rigoni: Vendoseni në salca, perime, drithëra të gatuar, mish dhe pulë.
- Paprika (speci i kuq i ëmbël): Përdoreni në supa, gjellë, fasule, peshk, mish dhe pulë.
- Majdanozi: Zë vend shumë mirë si garniture në supa, gjellë, sallata dhe perime.
- Rozmarina: Vendoseni në pjekjen e perimeve, kërpudhave, tubereve, mishit dhe pulës.
- Sherbela: Shkon shumë me perimet e dimrit, supat dhe mishin e pulës.
- Shafrani i Indisë: përdoreni te orizi, puretë, supat dhe salcat./ https://shendeti.com.al/


