Vdes foshnja 10-ditëshe si pasojë e marrjes së kësaj vitamine!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shënderi Online: Elena Beta

Franca ka nisur të pezullojë shitjen e vitaminës D shtesë pas vdekjes së një foshnje të porsalindur i cili u mbyt dy orë pasi konsumoi atë.

Foshnjës 10-ditëshe i ishte dhënë një dozë Uvesterol D, e cila jepet gjerësisht për fëmijët franceze nën moshën pesë vjeçare për të parandaluar mangësinë e vitaminës D.

Foshnja vdiq në shtëpi më 21 dhjetor, me sa duket, pasi i është dhënë një dozë e substancës me gojë nëpërmjet një tubthi plastik. Ajo tregoi shenja të menjëhershme mbytje para se të vdiste dy orë më vonë nga arresti kardio-respirator.

ANSM ( Agjencia kombëtare e sigurisë mjekësore) tha se në vitin 2006 kishte nxjerrë masa për të reduktuar rrezikun nga marrja e Uvesterol D pas njohjes së efekteve negative. Megjithatë, deri në dhjetor nuk ka pasur të vdekur pasi ajo doli në treg në vitin 1990, kanë shtuar përfaqësues të qendrës.

E përditshmja franceze Le Monde, ka zbuluar se Uvesterol D ka qënë për vite në qendër të vëmendjes duke i’u trembur frikës për shkaktimin e problemeve të rënda shëndetësore tek fëmijët.

Në vitin 2014, revista shëndetësore Prescire bëri thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të Uvesterol për foshnjat e porsalindura duke u bazuar tek efektet anësore të kësaj vitamine.

Burimi: bbc

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025