Ushtroni presion në këto pika, ja çfarë i bëni shpinës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Për fat të keq, miliona njerëz përjetojnë dhimbje shpine, e cila shpesh mund të bëhet e padurueshme, dhe askush nuk di një mënyrë efektive për ta lehtësuar atë.

Edhe pse mjekësia popullore mund të ofrojë trajtime të ndryshme për shumë probleme shëndetësore, për dhimbjet e shpinës shpesh mund të rëzultojnë jo efektive.

Nga ana tjetër, mjekësia e lashtë kineze, në mënyrë efektive trajton problemet kronike me ndihmën e akupunkturës.

Kjo mjekësi studion meridianet e energjisë që kalojnë në të gjithë trupin dhe ndikojnë në funksionin e tij.

Metoda e përdorur mund të quhet akupunkturë ose akupresurë, në qoftë se pikat shtypen ose masazhohen. Ky i fundit mund të bëhet nga të gjithë dhe nuk kërkon ndonjë trajnim specifik, ndërsa akupunktura ka nevojë për aftësi të veçanta.

Masazhi i pikave të caktuara do të lehtësojë simptomat e dhimbjes në nyje, këmbë dhe shpinë. Stimulimi i rregullt do të lehtësojë dhimbjen plotësisht. Këto janë tri pikat që duhet të dini në mënyrë që të zgjidhni problemet tuaja me shpinën.

Stimulimi i pikës së parë, GB29, që ndodhet në kryqëzimin e legenit dhe femurit, do të lehtësojë dhimbjen në përgjithësi.

Pika GB 30, e cila mund të gjendet në anën e pasme të legenit të kockave, do të trajtojë dhimbjen e shpatullave.

Pika e tretë, ose B 54, është pasi gjurit. Stimulimi i saj do të relaksojë muskujt dhe do të lehtësojë  dhimbjet në ije.

Stimulimi i rregullt i këtyre tri pikave do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së shpinës përgjithmonë!

Burimi: healthyfoodhouse

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit