Frutat për diabetikët, cilat të zgjidhni?

Pas shfaqjes së diabetit është më shumë i nevojshëm kontrolli i glicemisë dhe i duhet kushtuar më tepër vëmendje ushqimit, duke zgjedhur ushqime me indeks glicemie të ulët.

fruta pylliPërsa i përket frutave, ato mund të konsumohen nga individët diabetikë, por në sasi të limituara, sidomos frutat me shumë sheqer si bananet, fiqtë, rrushi.

Frutat më të mira për tu vendosur në tavolinë për diabetikët janë luleshtrydhja, pjeshka, boronica dhe  kivi që mesa duket ndihmon në mbajtjen nën kontroll të glicemisë. Edhe mollët mund të konsumohen, ananasi, papaja dhe frutat e pyllit.

Këto të fundit janë ideale për diabetikët, pasi përveçse përmbajnë vitamina dhe antioksidantë, kanë pak kalori dhe një sasi të ulët karbohidratesh. Për shembull 3/4 e filxhanit me boronica përmbajnë rreth 62 kalori dhe 16 gr karbohidrate.

Qershitë kanë përbërje shumë të mirë anti inflamatore dhe një indeks të ulët glicemie, duke përfaqësuar kështu një alternativë për tu çuar në tavolinë, rekomandohen frutat e freskta dhe jo ato të konservuara sepse përmbajnë sheqer shtesë.

Mos harroni portokallen e cila përveç përmbajtjes së vitaminës C, përmban acid folik dhe potasium të nevojshëm për të normalizuar presionin e gjakut. Një portokalle përmban 62 kalori dhe pak gr karbohidratesh.

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?