Ja ç‘duhet të bëni çdo ditë që të jetoni më gjatë

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Po sikur sekreti i jetëgjatësisë të jetë fshehur në 5 hapa të thjeshtë? Profesori i Shkollës Mjekësore të Harvardit, Sanjiv Chopra, mendon se është e mundur. Në librin e tij “The Big Five”, ai ka listuar disa zakone që zgjasin jetën. Për pjesën më të madhe të njerëzve, shkruan ai, bërja pjesë e rutinës ditore të këtyre sjelljeve mund të zgjasë jetëgjatësinë.

Sipas tij, këto janë 5 hapat që duhet të ndjekë çdo individ për të jetuar sa më gjatë.

Pini kafe

“Është me të vërtetë një ilaç mrekulli”, u shpreh dr.  Chopra në një në një intervistë për revistën “Health”, ku përmendi studime të ndryshme që kishin zbuluar përfitimet shëndetësore të kafes. Këto studime kanë treguar se konsumuesit e kafes kanë më pak rrezik të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diabeti i tipit 2, sëmundja  e Parkinsonit, e deri tek kanceri në mëlçi.

Një studim i vitit 2012, i publikuar tek “The New England Journal of Medicine”, ku u analizuan të dhënat mjekësore të 400 mijë njerëzve për një periudhë prej 14 vitesh, zbuloi se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 15% më e ulët për femrat që konsumonin dy deri në 6 kafe në ditë, dhe 10% më pak për meshkujt që konsumonin të njëjtën sasi. Vetëm mos e pini atë shumë të nxehtë. Organizata Botërore e Shëndetit ka zbuluar së fundmi se konsumimi i pijeve shumë të nxehta mund të shkaktojë kancer të ezofagut.

Kryeni ushtrime fizike

“Të gjithë i dimë përfitimet e aktivitetit fizik, dhe e kemi vetë në dorë nëse duam të ushtrohemi ose jo”, shprehet dr. Chopra. Në librin e tij ai citon një kërkim afatgjatë të publikuar tek revista PLOS Medicine, ku është zbuluar se 150 minuta ecje në javë lidhen me zgjatje të jetës 3.5 deri në 4.5 vjet.

Merrni vitaminën D

Dr. Chopra rekomandon që të gjithë të rriturit të pyesin doktorin për një test të vitaminës D. Ai thekson në libër se gati 25% e amerikanëve kanë sasi të pamjaftueshme të vitaminës D. Mungesa e vitaminës D shkakton disa probleme në organizëm, si sëmundje në zemër, diabetin e tipit 2, sklerozën e shumëfishtë etj.

“Vitamina D3 është i vetmi suplement që unë e marrë rregullisht”, shkruan ati,

Konsumoni fruta të thata

“Mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga kanceri i pankreasit, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe vdekjet e parakohshme vetëm me një grusht fruta të thata në ditë”, thotë dr. Chopra. Ai u referohet atyre si dyqane në miniaturë për ushqimet e shëndetshme”, duke qenë se frutat e thata ofrojnë gjithçka, duke filluar nga proteinat, acidet yndyrore omega 3, deri tek antioksiduesit si vitamina B dhe E, dhje mineralet e rëndësishme si seleni dhe magnezi.

Frutat e thata më të shëndetshme janë arrat, bajamet, fistikët, lajthitë, shqemet. Mos harroni që frutat e thata përgjithësisht kanë përmbajtje të lartë në kalori dhe kripë, prandaj duhet të keni kujdes sa konsumoni (zgjidhni më mirë ato me pak kripë).

 Meditoni

Njerëz në të gjithë botën e kanë praktikuar meditimin për mijëra vite dhe kohët e fundit ka nisur edhe shkenca që të dokumentojë përfitimet e tij shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe uljen e stresit.

“Kjo ulje e stresit mund të jetë edhe arsyeja përse meditimi vazhdon të ketë efekte pozitive tek shëndeti në përgjithësi”, shkruan dr. Chopra në librin e tij, ku thekson se stresi dhe humori i keq luajnë një rol të rëndësishëm tek pothuajse çdo lloj sëmundjeje.

“Nuk ka asnjë dyshim që meditimi ndikon tek shëndeti mendor dhe fizik, por nuk dihet akoma sa ndikim ka dhe si mund të përfitojmë nga ai”, shprehet dr. Chopra. Ai rekomandon që të meditoni të paktën 15 minuta dy herë në ditë dhe të merrni udhëzime nga një mësues me përvojë.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit