Konsumimi i specit të kuq djegës, si ndikon në jetëgjatësi? Ja çfarë kanë zbuluar ekspertët

Përshtati në shqip për Shendeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Nëse ju pëlqejnë ushqimet djegëse, tani keni një arsye më shumë përse t’i konsumoni – ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Njerëzit që konsumojnë spec të kuq djegës kanë 13% më pak gjasa që të vdesin para atyre që nuk konsumojnë fare ushqime djegëse.

Sëmundjet më të zakonshme që parandalojnë ushqimet djegëse janë problemet me zemrën dhe goditja në tru.

Prej kohësh është menduar se speci i kuq djegës është i mirë për trajtimin e disa sëmundjeve, ndërsa vetëm një studim i mëparshëm është ndalur tek lidhja e tij me vdekshmërinë.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Vermont në SHBA analizuan të dhënat e një studimi afatgjatë, ku ishin vëzhguar për 23 vite zakonet e ushqyerjes së 16 mijë amerikanëve.

Gjatë kësaj kohe, gati 5000 vullnetarë kishin ndërruar jetë.

Vdekshmëria totale e vullnetarëve që kishin konsumuar spec të kuq djegës ishte 21.6%, ndërsa tek ata që nuk kishin konsumuar ishte 33.6%, një diferencë me 12%.

Ekspertët thonë se kanalet tek sipërfaqja e jashtme e qelizave në trupin e njeriut, të quajtur Receptorët Potencial të Përkohshëm, mund të jenë përgjegjës.

Ato janë receptorët e parë që marrin substancën djegëse kapsaicin, përbërësi kryesor tek specat djegës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin