Përgatiti për gazetën “Shendet+” dhe Shendeti Online: Elena Beta
Një kollë e vazhdueshme e thatë mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore. Disa nga arsyet më të zakonshme për një kollë të vazhdueshme janë acarim në traktin respirator, astma, reaksione alergjike, bronkit kronik, ose urth. Edhe stresi mund t’ju japë kollë e thatë, sepse frymëmarrja bëhet e cekët.
Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Gjithashtu trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë përhapur shumë, pasi këto trajtime natyrale nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike.
Rrushi: është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi mbron mushkëritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjaltë për të lehtësuar kollën.
Qepa: Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë.
Xhenxhefill: Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.
Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.
Mjalti: është një nga mënyrat më të mira dhe më efektive për lehtësimin e kollës së thatë. Mjalti është i mirë për shëndetin tuaj, por efekti qetësues i tij në fyt ndihmon për të reduktuar acarimin në traktin respirator dhe ndihmon për të eleminuar reflekset e kollitjes. Mjalti gjithashtu përmban shumë përbërës antibakterial dhe anti-inflamator që ndihmojnë për të kuruar infeksionet virale dhe bakteriale në rrugët e frymëmarrjes të cilat mund të ndihmojnë për të zbutur dhimbjen e fytit.
Burimi: healthyandnaturalëorld


