Denisa Canameti / Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+
“Bëjmë shërime për të gjithë personat që vuajnë nga epilepsia ose sëmundja e tokës. Dhimbje koke kronike, lemza e theksuar etj. Kush është vizituar e nuk ka gjetur shërim, të kontaktojë në këtë numër” . Kjo është përmbajtja e një letre të ngjitur fiks në godinat e QSUT-së. Redaksia e “Shëndet+” konfirmoi vërtetësinë e këtij numri.
Megjithatë nuk e dimë se kush është ajo “dorë çudibërëse” që sfidon mjekët e QSUT-së me shërimin e epilepsisë, dhimbjes së kokës, lemzës së theksuar etj./ https://shendeti.com.al/



