Patatet e skuqura shumë, rrezik potencial për zhvillimin e kancerit

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Patatet e skuqura shumë mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit, paralajmërojnë mbikëqyrët e ushqimit. Tosti i djegur gjithashtu futet në listën e rrezikut të Agjencisë së Standardeve të Ushqimeve.

Ekspertët rekomandojnë që ushqimet e skuqura të kenë një ngjyrë të verdhë ari dhe mos të kalojnë asnjëherë në ngjyrë kafe. Ata ngrenë shqetësimin në lidhje me konsumimin e substancës kimike akrylamide, që shkaktohet nga procesi i skuqjes së shumtë të patateve.

FSA sugjeron që njerëzit mund të ulin rrezikun duke hequr dorë nga patatinat e thata dhe të konsumojnë patate të ziera, pure dhe ushqime në avull. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që t’i mos i ruani më patatet në frigorifer. Kjo, pasi nivelet e sheqerit rriten të perimet në temperatura të ulëta duke ngritur kështu sasinë e akrilamidës që prodhohet gjatë gatimit.

Agjencia e Standardeve të Ushqimeve ka hapur edhe një fushatë me sloganin “Go for gold”, për të paralajmëruar kompanitë e fast food-eve në lidhje me këtë rrezik potencial.

Substanca akrylamide, që gjendet gjithashtu edhe tek cigaret, ka rezultuar se shkakton kancer në testet e kryera tek kafshët. Studimet kanë treguar se të gjitha grupmoshat, në veçanti fëmijët, po konsumojnë më shumë akrylamide seç duhet.

Për ta shmangur këtë substancë, FSA sugjeron që ushqimet me niseshte, si patatet, buka, perimet me rrënjë duhet të kenë një ngjyrë të verdhë në gold, ndoshta edhe pak më të lehtë, kur skuqen, piqen apo theken.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera