Luftoni gripin dhe viruset e stinës me këtë kurë popullore

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Nuk keni përse të përdorni antibiotikë sa herë ju zë gripi, keni dhimbje fyti apo koke. Kurat popullore janë shumë më të mira në këtë rast, pasi ju lehtësojnë dhimbjet dhe nuk shkaktojnë asnjë efekt anësore.

Receta që do të lexoni më poshtë është shumë e mirë për të parandaluar dhe luftuar viruset e stinës dhe gripin. Ajo përmban 5 super ushqime, si shafran Indie, xhenxhefil, mollë, portokall, mjaltë.

Dhe më e rëndësishmja, mund të përgatitet shumë lehtë – ju duhet vetëm një shtrydhëse.

Lëngu përmban mjaltë, i cili njihet për vetitë e tij të fuqishme antibakteriale.

Për 3-4 gota

Përbërësit

  • 1 rrënjë Shafran Indie
  • 6 cm xhenxhefil
  • 3 mollë
  • 4 portokaj, t’u hiqet lëkura
  • Mjaltë
  • Ujë

Kërkohet: Shtrydhëse frutash

Përgatitja

  • Shtrydhni shafranin e Indisë, xhenxhefilin, mollët dhe portokajtë sipas renditjes.
  • Në një gotë të madhe shtoni 1 lugë gjelle mjaltë. Mbusheni përgjysmë me lëngun e shafranit të Indisë dhe qitrove, dhe përzieni mirë derisa të tretet mjalti. Pastaj mbusheni pjesën tjetër me ujë.
  • Shërbejeni menjëherë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni