Vaji i mëlçisë së merlucit, eliksiri i përdorur në shekuj

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta “Shëndet+”

Intuita i ka treguar evropianëve veriorë te shumë shekujve përpara se, mëlçia e merlucit ofronte ushqim shume cilësor me veti kurative, sidomos për kockat dhe dhimbjet. Ata e kanë konsumuar mëlçinë e merlucit jo sepse ishte e shijshme, (se ne fakt nuk ishte aspak), por sepse e dinin që ishte një ilaç që ju forconte imunitetin dhe ju dhuronte jetëgjatësi.

Vaji i mëlçisë së merlucit i referohet vajit te ekstraktuar nga mëlçia e merlucit të Atlantikut. Ai është nga burimet më të mira të acideve lyrore omega 3 dhe vitaminave A, E dhe D, dhe për këtë arsye është një ndër suplementet më të konsumuar në mbarë botën.
Përdorimi i tij për herë të parë daton në vitin 1789, i këshilluar nga dr. Darbey ne Britaninë e madhe për trajtimin e reumatizmës.
Në vitin 1824 është përdorur kundër rakitizmit. Rreth 1930-s, vetitë e tij kurative ishin tashmë të qarta dhe mjaft të përhapura, dhe prandaj ai u rekomandua gjerësisht në parandalimin e rakitizmit te fëmijët e vegjël.
Vaji i mëlçisë së merlucit përmban gjithë yndyrën e mëlçisë së bashku me vitaminat që janë depozituar në të. Ai ofron një paketë fantastike natyrale, pasi gjithë elementet janë siç ekstraktohen nga mëlçia dhe nuk shtohen artificialisht. Ndërsa suplementet e tjerë omega -3 janë acide lyrore të ekstraktuar nga indet muskulare të peshqve si salmoni dhe toni, ku sasia e tyre në omega 3 është më e ulët ndërsa përmban sasi të papërfillshme të vitaminave të lartpërmendura.

Çfarë dobish ka vaji i mëlçisë së merlucit në shëndetin tonë?

Trupi ynë nuk mundet t’i prodhojë yndyrat omega 3, dhe prandaj është i varur prej ushqimeve që i përmbajnë ato, ndërkohë që 99% e popullatave të vendeve të zhvilluara kanë mangësi të vitaminës D. Kombinimi i acideve lyrore omega 3 me vitaminat A,D, dhe E ka ndikim pozitiv ne organizmin tonë lidhur me:

  • Uljen e inflamacionit në të gjithë trupin
  • Parandalimin e koagulimit të gjakut
  • Integritetin e qelizës

Duke pasur këto veti, konsumi i vajit të mëlçisë së merlucit mund të rezultojë pozitiv në:

  • Formimin e shëndetshëm të kockave te fëmijët dhe mirëmbajtjen e tyre
  • Trajtimin e artritit
  • Parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve koronare
  • Parandalimin e infarktit
  • Lehtësimin e alergjive dhe astmës
  • Ngadalësimin e plakjes
  • Parandalimin e sëmundjeve të zemrës pas menopauzës
  • Përforcimin e aftësive mendore konjitive
  • Lehtësimin e gjendjeve depresive
  • Parandalimin e depresionit “post partum”
  • Trajtimin e sëmundjeve autoimunitare si “Lupus”, “Hashimoto”, “Skleroza Multipla”
  • Parandalimin e kancerit te gjirit dhe zorrës së trashë

 Kush duhet ta përdorë vajin e mëlçisë së merlucit?

Duke qenë se yndyrat omega 3 dhe vitamina D janë dy lëndë ushqyese – mangësia e të cilave haset shumë shpesh, ky vaj rekomandohet veçanërisht për fëmijët e vegjël, adoleshentët, gratë në menopauzë, burrat pas të dyzetave dhe mosha e tretë.

Efektet anësore të vajit të mëlçisë së merlucit

Duke qenë se suplementet me vaj nga mëlçia e merlucit janë të pasur në vitaminë A, ky produkt nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.
Në kombinim me mjekim për hollimin e gjakut duhet evituar konsumi i acideve lyrore omega 3.
Suplemente të ndryshme kane përpunim të ndryshëm. Është mirë të siguroheni për pastërtinë e produktit pasi ka peshq të cilët mund të jenë të kontaminuar nga metalet e rënda.

Ku ta gjeni?

Suplementi që ne rekomandojmë është i kompanisë Vitabiotics, i cili është vlerësuar për një pastërti të lartë, i prodhuar ekskluzivisht nga merluc të egër, të pa rrezikuar nga zhdukja, nëpërmjet një peshkimi miqësor për ekosistemin ujor dhe vetëm në ujërat e ftohtë të Norvegjisë. Ky produkt gjendet në të gjitha farmacitë e Tiranës dhe rretheve.

Doza e përditshme:

10ml/ditë për të rriturit
5ml/dite për fëmijët mbi 5 vjeç deri 12 vjeç
Për fëmijë më të vegjël se 5 vjeç konsultohuni me pediatrin tuaj.

Kohëzgjatja e përdorimit

Meqenëse vendi ynë ka mjaftueshëm orë diellore, plotësimi me vaj të mëlçisë së merlucit është i nevojshëm vetëm gjatë muajve të dimrit, duke bërë pushim 1 muaj në mes.

Kujdes: gratë shtatzëna e kanë gjithashtu të nevojshëm plotësimin me omega 3 dhe vitaminën D, por duke qenë se vaji i mëlçisë së merlucit përmban edhe vitaminë A, ai duhet evituar në shtatzëni dhe duhen zgjedhur suplemente të tjerë më të përshtatshëm.

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit