Vaji vegjetal rrit në mënyrë drastike rrezikun për zhvillimin e demencës

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Konsumimi i një diete të pasur me vaj vegjetal mund t’ju rrezikojë nga demenca, paralajmërojnë ekspertët.

Një studim i fundit tregon se vaji është ndër ushqimet e para që shkakton formimin e pllakës bakteriale në tru, një pararendës i sëmundjeve të rënda neuro-degjenerative.

Në mes të shekullit XX, amerikanët ishin shumë të shqetësuar në lidhje me përhapjen e sëmundjeve të zemrës dhe u thanë që të zëvendësonin yndyrat e pangopura, si gjalpi, kremi, me vajin vegjetal.

Dietologia Catherine Shanahan thotë se ky ka qenë një gabim shumë i madh. Ajo shpjegon se në mesin e viteve ’50 konsumatorëve u thanë të ndalonin përdorimin e yndyrave të ngopura dhe të përdornin produkte si vajrat vegjetale, pasi mendoheshin se ishin më të shëndetshëm. Kjo bëri që vaji vegjetal të përdorej gjerësisht.

Restorantet e përdornin më shumë atë për shkak të kostos së ulët dhe sasisë së madhe. Vaji i ullirit është 10 deri në 50 herë më i shtrejnë se vaji vegjetal.

Ai është edhe më i lehtë për t’u përdorur në gatim, pasi nuk lëshon tym dhe nuk ka një shije të fortë ashtu si vaji i ullirit,

Vaji vegjetal vjen në disa forma – vaji i kanolës, palmës, lulediellit, farave të rrushit etj.

Sipas dr. Shanahan, përdorimi i tepërt i këtyre vajrave mund të ketë efekte anësore në organizëm.

Vajrat vegjetalë, thotë ajo, ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe të hutuar, shkaktojnë migrenë dhe çrregullime mendore si alcajmer ose demencë.

“Vaji vegjetal shkakton stres oksidativ, që dëmton membranat e trurit dhe shkakton formimin e pllakës bakteriale në tru.

Gjithsesi, thotë dr. Shanahan, edhe nëse jeni rritur duke u ushqyer me një dietë të pasur me vaj vegjetal, mund të shmangni këto efekte negative duke limituar përdorimin e saj.

Një raport i publikuar në maj të vitit të kaluar nga Autoritetet Evropiane të Sigurisë Ushqimore zbuloi se vaji i palmës (vaji vegjetal më i përdorur, që gjendet edhe tek Nutella) prodhon substanca që mund të jenë toksike dhe kancerogjene.

Ky vaj, kur nxehet në temperatura mbi 200°C prodhon më shumë substanca kancerogjene se çdo vaj tjetër perimesh.

A mund të shkaktojë Nutella kancer? Ja çfarë kanë zbuluar ekspertët

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera