A mund të shkaktojë Nutella kancer? Ja çfarë kanë zbuluar ekspertët

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një përbërës kyç tek Nutella mund të rrisë rrezikun për prekje nga kanceri, paralajmërojnë ekspertët.

Vaji i palmës, një ingredient i përdorur tek nutella për t’i dhënë përbërjen e butë dhe që të mos prishet shumë shpejtë, sipas Agjencisë Evropiane të  Standardeve të Ushqimeve, prodhon substanca kimike që mendohet se shkaktojnë kancer.

Ky vaj, kur nxehet në temperatura mbi 200°C prodhon më shumë substanca kancerogjene se çdo vaj tjetër perimesh.

Gjithsesi ekspertët e Agjencisë Evropiane të  Standardeve të Ushqimeve thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar shkallën e rrezikut, prandaj nuk i rekomandojnë konsumatorët që të ndalojnë së ngrëni nutella.

Ndërkohë, prodhuesit e nutellës, kompania italiane Ferrero, ka lançuar një fushatë reklamuese për të garantuar publikun në lidhje me sigurinë e këtij produkti shumë të pëlqyer nga njerëzit.

Ndërsa kompani të tjera të ushqimit në Itali, ku bazohet edhe firma Ferrero, kanë zgjedhur ta bojkotojnë ingredientin e vajit të palmës, shkruan Shëndeti Online.

Ferrero, nga ana tjetër, thotë se nutella nuk do ishte e njëjtë nëse ata detyrohen të përdorin vajra të tjera, si vajin e lulediellit për shembull.

Enrico Brivio, zëdhënësi për Sigurinë e Shëndetit dhe Ushqimit tel Komisioni Evropian, thotë se udhëzimet në lidhje me vajin e palmës do të publikohen nga fundi i këtij viti. Masat do të përfshijnë kufizimin e një substance kimike (acidi yndyror glicidil) që prodhohet kur vaji i palmës nxehet mbi 200°C ose tek ushqime të tjera të përpunuara.

Por, nuk do të ketë ndalim të përdorimit të vajit të palmës, shton z. Brivio.

Temperaturat e larta përdoren për të hequr ngjyrën e kuqe natyrale të vajit të palmës dhe për të neutralizuar aromën e saj.

Kompania Ferrero thotë se përdor një proces industrial që kombinon një temperaturë nën 200°C dhe presion shumë të ulët për të minimizuar prodhimin e kësaj substance kimike.

Procesi merr shumë kohë dhe kushton 20% më shumë se përpunimi në temperature të lartë, tregon kompania për prestigjiozen Reuters.

Menaxheri i kompanisë Ferrero, Vincenzo Tapella, thotë në reklamën televizive: “Vaji i palmës i përdorur nga Ferrero është i sigurt sepse vjen nga shtrydhja e frutave të freskëta dhe përpunohet në temperatura të kontrolluara”.

Sa i përket rreziqeve të mundshme të përpunimit të vajit të palmës në temperatura të ulëta, Agjencia Evropiane për Standardet e Ushqimeve nuk ka dhënë ndonjë koment.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç