Skandali/ Infermieri zbulon kushtet e vërteta të Urgjencës (Video)

Emisioni “STOP”, solli për të gjithë publikun pamjet e vërteta të një autoambulance dhe të kushteve të mjerueshme të Poliklinikës Numër 9 në kryeqytet, falë një infermieri guximtar.

Frrok Bardhi punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës. Ai na tregon mjerimin e pashoq të këtij shërbimi. Duke sjellë në vëmendje arritjet e pretenduara të ministrit Beqaj 2 ditë më parë, Bardhi na tregon ambientet e brendshme të autoambulancës, me të cilën do të duhet të shpëtojë jetë njerëzish.

Revolta e tij vijon edhe me demostrimin e pajisjeve, që kanë kushtuar miliona në autoambulancë dhe Poliklinikën Numër 9 në kryeqytet.

“Kjo është ajo që tregonte Beqaj në Komisionin Parlamentar, ja…

Çfarë janë këto?

Janë mbeturina… dakort?!

Me këto punoni?

Këto janë aparaturat e Beqajt, e shikoni?! Që ishte bashkë me ata dy shoqëruesët në Komisionit Parlamentar, që gënjente popullin shqiptar. Ky është Beqaj! Kjo është maska e oksigjenit e Ilir Beqës… Në këtë makinë punojnë të paktën shtatë shoferë njëkohësisht. Ky është Ilir Beqaj! Hajde të shikojmë pak autoambulancën nga brenda, se ai kujton se janë të gjithë frikacakë dhe u shpëton sh… Ja si janë të gërvishura makinat, ja ky është investimi i autoambulancave të Ilir Beqes. Ja kjo është flota e tij?! Këtë flotë i tregonte dje shqiptarëve ai?!

Këtu jemi në poliklinikën numër 9, një nga pikat që Ilir Beqaj ka autorizuar për të mashtruar qytetarët e Shqipërisë nëpër mediat qeveritare. Kjo është dhoma e cila Ilir Beqaj ka modifikuar për shërbimin e Urgjencës Mjekësore të Tiranës. Kjo ka qenë tualet dhe muri është i ndarë me kartonxhes. Kjo është një nga pikat e flotës, e shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës.”

I pyetur për këtë situatë, Ministri Ilir Beqaj zgjedh edhe njëherë heshtjen.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi