Infermieri i Urgjencës denoncon në media: Ja në ç’kushte skandaloze punojmë

Frrok Bardhi punon prej 10 vjetësh në Urgjencën e Tiranës. Ai ka denoncuar për emisionin investigativ “Stop” kushtet skandaloze në të cilat punojnë.

Bardhi na tregon ambientet e Poliklinikës nr.9, ku njëra prej tualeteve është përshtatur si  dhomë për shërbimin e Urgjencës.

Në këtë dhomë, qëndrojnë mjeku i Urgjencës, infermieri dhe shoferi i autoambulancës. Ministria e Shëndetësisë, i fut punonjësit në një banjo 6 metra katrorë të shndërruar në dhomë pa marrë parasysh mundësinë e infektimit të mjekëve që do u shërbejnë pacientëve.

Videoja është publikuar nga emisioni “Stop” në Facebook, ku shkruan:

“Banjo e ndarë në dy pjesë, njëra pjesë është bërë dhomë për urgjencën …vjen era shtet…vjen era mjekësi …vjen era m…”

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi