4 rastet kur nuk duhet të pini kurrë kafe

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Mos na keqkuptoni: Ne e duam kafen! E dimë që është provuar shkencërisht se kafja të zgjat jetën. Studime të ndryshme kanë treguar se kjo pije nuk shërben vetëm për t’u zgjuar nga gjumi, por ul edhe rrezikun për t’u prekur nga kanceri, demenca, sëmundjet e zemrës, përshpejton metabolizmin etj.

Por, të njëjtat studime sugjerojnë se duhet ta shmangni kafen (ose të paktën ta kufizoni) në raste të caktuara, për të shmangur efektet anësore, duke filluar nga ankthi deri tek rreziku për zhvillimin e kancerit.

Ja 4 rastet kur nuk duhet ta pini kafen:

Nëse është shumë e nxehtë

Konsumimi i pijeve shumë të nxehta, si kafja apo çaji, mund të shkaktojnë kancer, paralajmërojnë ekspertët e mjekësisë. Mendohet se temperatura, dhe jo substancat e pijeve, shkakton kancer të ezofagut nëse është mbi 65 gradë celsius.

Prandaj, tregohuni të durueshëm! Mos ep ini asnjëherë kafen sapo të hiqet nga zjarri, por lëreni pak të ftohet.

Ju zë ankthi

Nëse ndiheni pak si në ankth sapo pini kafe, duhet të fajësoni këtë të fundit. Kafeina ka një efekt stimulues në sistemin nervor, që shkakton lëshimin e hormonit kortizol të stresit.  Në këtë rast e përkeqëson edhe më shumë ankthin dhe problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga depresioni.

Për të minimizuar influencën e kafeinës, përpiquni mos ta teproni me kafen dhe mos pini kafe 6 orë para gjumit.

Kur je duke “ngordhur” për gjumë

Kafja mund të duket një zgjidhje shumë e mirë nëse do ta gdhish mëngjesin, në rast të kundërt jo. Përpiquni mos të pini kafe para se të flini, pasi është e sigurt se nuk do t’ju zërë gjumi.

Nëse nuk do të flini të paktën 7 orë në natë, do të fillojnë të shfaqen probleme në shëndet.

Mos pini kafe që pa gdhirë

Konsumimi i kafes që pa gdhirë nuk do t’ju shtojë aspak nivelet e energjisë. Kjo sepse në orët e para t[ zgjimit, nivelet e hormonit kortizol të stresit janë në kulmin e tyre, dhe ju japin një rritje normale të energjisë. Prandaj shumë ekspertë bien dakord që kafen e parë të mëngjesit ta pini rreth orës 10:00 deri në 12:00, kur nivelet e kortizolit kanë filluar të bien. Individët që e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll gjendje si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, refluksi gastroezofageal duhet të kenë kujdes me sasinë e kafes që pinë.

Burimi: Prevention.com / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë