Pacientët denoncojnë: ‘Ja si është degraduar Urgjenca e Tiranës’

 

Mure të amortizuara, lagështirë, dyer dhe dritare po aq të rrënuara sa gjithçka tjetër…Këto janë pamjet e mjerueshme të Urgjencës së Tiranës.

Me këtë situatë përballen pacientët, fëmijë, të moshuar, njerëz të të gjitha moshave. Ky shërbim tregon më së miri degradimin e Urgjencës së Tiranës. Këto pamje janë skandale të cilat janë asgjë përpara gjithë asaj që ka ndodhur sidomos prej një viti.

Videoja është dërguar në faqen në Facebook “Në sytë e pacientit” nga një lexues i faqes, i cili shkruan:

“Video nga Urgjenca e Tiranës. Në pamje duket qartë mungesa e ndriçimit, mungesa e dorezave të dyerve të WC, duket qartë pisllëku dhe lagështira, duket qartë mungesa e derës së WC, por edhe e perdes së dritares. Kjo situatë ndodhet në Urgjencën e Tiranës. Këtu kryejnë nevojat personale i gjithë ekipi mjekësorë. Me këtë situatë përballen pacientët. Ky shërbim tregon më së miri degradimin e Urgjencës së Tiranës”.

Burimi: ProPacientit.com 

Postime të ngjashme

Ministrja Sala: Do të ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve! Dializa dhe check up i kalojnë shtetit
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit