Drita në dhomën e gjumit e lidhur me obezitetin

drite1

Nëse flini gjumë me shumë dritë në dhomë rrezikoni që të shtoni në peshë.

Një grup studiuesish nga Instituti Kërkimor i Kancerit në Londër dolën në përfundimin se femrat që kishin më shumë dritë në dhomën e tyre të gjumit kanë tendencën të bëhen obeze.

Në këtë studim u vëzhguan 113.000 femra të cilave iu kërkua sasia e dritës në dhomën e tyre të gjumit gjatë natës për:

Dritën për të lëxuar, për të parë në dhomë por jo për të lexuar, për të parë dorën por jo hapësirën e dhomës, shumë errësirë për të parë dorën.

Përgjigjet e tyre u krahasuan me masa të ndryshme të obezitetit. Indeksi i masës së trupit dhe perimetri i barkut ishte shumë më i lartë tek femrat që kishin dhomë gjumi me më shumë dritë.

Studiuesit deklarojnë se në këtë grup të madh femrash të ekzaminuara ka një lidhje mes ekzpozimit të madh nga dritës gjatë natës dhe mbipeshës dhe obezitetit. Megjithatë ata pranojnë se nuk ka ende prova konkrete për të pohuar se një dhomë gjumi më e errët bën diferencë në peshë.

Shkencëtarët thonë se duhet ende punë për t’i dhënë një shpjegim të saktë kësaj lidhje mes dritës dhe mbipeshës dhe ky zbulim ka hapur një rrugë të re invetiguese për kërkime të mëtejshme shkencore.

Megjithatë një ndër shpjegimet e mundshme ka të bëjë me faktin se drita lidhet me orën biologjike. Drita artificiale është e vërtetuar që ndikon në orën biologjike duke vonuar prodhimin e melatoninës, hormoni gjumit.

Në të njëjtën kohë, drita ndikon në humor, forcën fizike si dhe në mënyrën sesi procesohet ushqimi gjatë ciklit 24 orësh.

Studimi në fjalë dhe përfundimet e tij, vijnë pas një pune të gjatë dhe të shtrirë në kohë, në kuadër të studimeve për faktorët që çojnë në shfaqen e kancerit të gjirit. Obeziteti është një ndër faktorët krysorë që rrit rrezikun e kësaj sëmundje.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj