Bluzat e bardha denoncojnë për ‘Shëndet+’ kushtet skandaloze të Urgjencës në QSUT

Blertina Koka

Personeli i Urgjencës së Tiranës në QSUT ka denoncuar me video kushtet e mjerueshme me të cilat duhet të punojnë.

“Ambienti ku e kanë çuar ekipin e Urgjencës së Tiranës në QSUT është skandaloz. Nuk dimë si ta quajmë këtë ambient. Nuk është as dhomë, as gjysmë garsoniere. Është e ashtuquajtur një dhomë dhe një paradhomë, pa dritare dhe pa banjo, për personelin”, shprehen bluzat e bardha.

Në një garsoniere të vogël qëndrojnë personeli i autoambulancës së Urgjencës së Tiranës dhe ai i Qendrës së Koordinimit të Urgjencave.

Aty bashkëjetojnë 2 shërbime:

a- Punonjësit e Qendrës së Koordinimit të Urgjencave, i përbërë nga 1 infermiere-recepsioniste dhe 3 teknikë të centralit.

b- Personeli i autoambulancës së Urgjencës së Tiranës i përbërë nga: mjeku, shoferi dhe 2 infermierë.

Në dhomën e centralit punon  infermierja, kurse në paradhomën me sipërfaqe 8 metër katrore (2 m gjerësi dhe 4 m gjatësi) qëndrojnë 4 punonjësit e Urgjencës dhe 3 teknikët e centralit, të cilët kanë në dispozicion 1 tavolinë, 3 karrige ( për 7 veta) dhe 2 dollapë për rrobat. Nuk ka tualet për nevojat personale dhe ajrin e nevojshëm për të jetuar”, tregojnë bluzat e bardha për ‘Shëndet+’.

Bluzat e bardha u bëjnë thirrje specialistëve të ISHP-së dhe Drejtorisë së Higjienës që të bëjnë një kontroll të Urgjencës së QSUT-së për të parë nëse i plotëson kushtet për qëndrimin e tyre në këtë ambient.

Ftojmë specialistët e ISHP-së dhe Drejtorisë së Higjienës të shikojnë kushtet higjienike dhe sasinë e oksigjenit dhe gazit karbonik brenda këtij ambienti të mbyllur dhe të dalin me dokument zyrtar a është i banueshëm për një personel prej 8 vetash./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën