Në dhimbje? Lexo një libër…

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Të lexuarit është cilësuar gjithmonë si burim njohurish dhe mënyrë argëtimi. Por, hulumtuesit shkencorë tani besojnë se leximi mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e dhimbjeve kronike për miliona njerëz.

Të lexuarit nuk është vetëm një burim dijesh dhe mënyrë argëtimi, por mund të shërbejë edhe si trajtim për dhimbjet kronike tek miliona njerëz. Në këtë përfundim kanë arritur një grup shkencëtarësh nga  Universiteti i Liverpulit, në Britani.

Leximi i vazhdueshëm, sipas shkencëtarëve, ka të njëjtat efekte në tru si terapia popullore e sjelljeve njohëse  (CBT).

Duke sjellë në memorie kujtime të vjetra dhe të lumtura, librat mund të ndihmojë të harroni dhimbjet.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Liverpulit vëzhguan ndikimin e të lexuarit tek disa grupe njerëzish.

Ata zbuluan se të lexuarit ndihmon njerëzit të rikujtojnë momentet pozitive nga koha para se të kishin dhimbje. Kjo ndodh sepse të lexuarit nxit trurin të dërgojë mesazhe të reja dhe pa dhimbje në trup, shpjegojnë shkencëtarët.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni