Dita Botërore e Veshkave/ Beqaj flet përçart, bluzat e bardha braktisin sallën (Video)

Blertina Koka

Në Ditën Botërore të Veshkave, ministri Ilir Beqaj ka qenë në një takim në Shkodër, ku është zhvilluar Konferenca Kombëtare e Nefrologjisë. Ndonëse ka qenë një takim i rëndësishëm, aq më tepër edhe me pjesëmarrjen e ministrit Beqaj, numri i bluzave të bardha në sallë ka qenë tejet i ulët.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Shkodër, Beqaj artikulon fjali të pakuptimta, që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

“Sot kemi 1050 pacientë me hemodializë dhe me sa duket do të vazhdojë edhe disa vite të rritet ky numër. Ju sugjeroj se në pikë data jemi të përmbytur, s’po dimë t’i lexojmë akoma. S’jemi gati t’i lexojmë. Unë s’jam dakord për konsesus kombëtar” shprehet Ilir Beqaj.

Në disa raste ai e humbet fare fillin e fjalisë dhe bën disa mimika krejt të çuditshme.

Ndërkohë, ata të paktë të pranishëm që kanë qenë në sallë kanë ndjekur me mundim Beqën teksa përpiqet të sqarojë për gjendjen aktuale në sektorin e shëndetësisë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi