Viktoria Naço, dietologe
Përbërësit:
- 2 gota gjethe majdanozi
- 1/2 filxhan djathë parmexhano
- 1/3 filxhan arra pishe
- 2 kokrra hudhër
- lëng limoni 1/3 filxhan
- ½ filxhan vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 majë të lugës kripë
Përgatitja:
Vendosni në shtrydhëse hudhrën, limonin, vajin e ullirit dhe kripën, dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene.
2) Shtoni gjethet e majdanozit dhe vazhdoni shtrydhjen derisa të përzihen të gjitha.
3) Pasi t’i keni grirë mirë, shtoni djathin parmexhano.
Majdanozi pesto mund të shoqërohet me fileto pule të pjekur, sallatë të freskët, mish te pjekur etj.
Ju bëftë mirë!


