Rolina Naço, dietologe
Konstipacioni jo i rregullt ndikohet nga disa faktorë
– mund të jetë i trashëguar
– jeta sedentare
– ushqime të përpunuara, të pasura në kripë, sheqer dhe konservant
Për ta parandaluar, duhet të kujdeseni për regjimin tuaj në tërësi.
1)Shtoni konsumin e ushqimeve të pasura në fibra ( 25gr-30gr fibra/ ditë).
Fibrat fryhen nga lëngjet e stomakut dhe zorrës së hollë, dhe ndihmojnë në daljen e ushqimit.
Për të arritur këtë sasi ditore, do t’ju duhet 1 sallatë në drekë, që mund te jetë e zierë, e pjekur, e freskët, 3 fruta dhe përdorimi i bukës integrale.
2) Ujë, ujë, ujë dhe vetëm ujë
Mungesa e ujit ose zëvendësimi i tij me lëngje të përpunuara dhe bashkangjitur me ushqime të përpunuara, është një nga faktorët kryesorë të një konstipacioni jo të rregullt!
- Konsumoni 8- 10 gota ujë, sidomos kur hani gjëra të pasura në kripë.
- 1 gotë ujë të ngohtë në mëngjes esëll.
3 ushqime shumë të pasura me fibra: spinaqi i freskët tek sallata ose i gatuar, kivi dhe panxhari i kuq (më mire i pa zier, por i grirë hollë bashkë me sallatën jeshile dhe karotën)./ https://shendeti.com.al/


