‘Ilaçi magjik’ që i bën fëmijët më të zgjuar

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çdo prindër do që fëmija e tij të jetë më i zgjuari.

Shkencëtarët mendojnë se mund të kenë gjetur ‘ilaçin magjik’ që mund t’ju japë atyre një shtysë në jetë.

Fëmijët që pinë pilula me vaj peshku mund të përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme aftësinë për të lexuar në vetëm 3 muaj, tregon një studim i ri.

Të pasura me acide yndyrore omega 3, studimi suedez është i pari që konfirmon se nga këto lëndë ushqyese mund të përfitojnë të gjithë fëmijët.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Gotenberg, në Suedi, kryen një eksperiment tek 154 fëmijë, të cilët i ndanë në dy grupe. Gjysma e grupit mori tre nga pilulat e një tableti me vaj peshku, ndërsa grupi i dytë mori një pilulë tjetër.

Më pas u kryen një sërë testesh memorizuese për të matur aftësinë e fëmijëve në të mësuar. Fëmijët që morën pilula me vaj peshku shfaqën përmirësime në të kuptuarit në përgjithësi.

Autori kryesor i studimit, dr. Mats Johnson thotë: “U habitëm pak kur pamë këtë ndikim të madh tek fëmijët. Kjo nuk është ditur më parë”.

“Si studiues, do gjithmonë një studim të dytë për të konfirmuar rezultatet e të parit, megjithatë janë rezultate shumë premtuese”, thotë ai.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?