Sistemi i referimit “përplas” specialistët e SUT-së me drejtuesit e spitalit

Denisa Canameti

Nëse për të bërë një vizitë te konsultat e QSUT-së duhet të zësh radhën 3 javë përpara, në Spitalin e Traumës qendra e konsultave rri bosh. Kjo sepse mjekët e shërbimit sekondar nuk kanë të drejtë që të referojnë pacientë në SUT. Mjekët specialistë shprehen se kjo mënyrë e të funksionuari i pengon ata që të jenë në kontakt me pacientët.

“Në SUT  janë të gjitha specialitetet. Por Fondi ka kontratë vetëm për ortopedi dhe kirurgji, pasi ky është spital Traume. Ne presim pacientë që dërgon kirurgjia dhe ortopedia.

“Qendra e konsultave është bosh në spitalin e Traumës. Janë të gjitha kabinetet e specialiteteve që rrinë bosh” shprehen mjekët specialist të Qendrës së Konsultave.

Ky shqetësim është ndarë edhe me drejtuesit e spitalit të Traumës, madje disa nga mjekët shprehen se janë konsultuar edhe me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, e megjithatë nuk kanë mundur që të marrin një zgjidhje të kënaqshme.

I kontaktuar nga redaksia e “Pro Pacientit”, drejtori i Spitalit të Traumës Gjovalin Bushi u shpreh se është i njohur me këtë pretendim të mjekëve specialist.

“Po, jam në dijeni të këtij pretendimi të mjekëve specialist. Nuk kam bërë asnjë përpjekje për të ndryshuar diçka në sistemin e referimit. Nuk mund të marr unë përsipër që të trajtoj kancerin, për shembull. Ka spital Onkologjik për atë punë. Mjekët specialist këtu janë në shërbim të pacientëve të Spitalit të Traumës. Nëse do kërkohej një zgjidhje, më mirë që specialistët të shkojnë në QSUT. Sepse këtu nuk kam më ambiente për pacientë të tjerë” u shpreh Bushi.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi