Përgatiti për gazetën “Shëndet +” dhe Shëndeti Online: Elena Beta
Një fëmijë (vajzë) nga Bregu i Fildishtë, ka lindur me katër këmbë dhe është ndarë me sukses nga dy këmbët e tepërta në trup. Foshnja i’u nënështrua një operacioni të rrallë dhe të ndërlikuar në një spital të Çikagos. Dominik dhjetë muajshe ndenji gjashtë-orë në operacion ku u përfshinë pesë kirurgë në Spitalin e Fëmijëve në Park Ridge, Illinois, më 8 mars.
Dominik ka lindur e bashkuar me një binjak parazitar të pa zhvilluar, i cili u bashkangjit me trupin e vogëlushes dhe filloi të rritej jashtë trupit të saj.
“Përpara se të hynim në operacion, morrëm parasysh çdo rrezik që mund të ndodhte por për fat të mirë gjithçka shkoi si duhet”, tha John Ruge, neurokirurg pediatrik në spital.
Vogëlushja me katër këmbë i nënështrohet operacionit
Vogëlushja tani është rikuperuar dhe është gati të kthehet në shtëpi pranë familjes së saj.
Burimi: dailymail


