Shenja që tregon për vdekje të parakohshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit që humbasin shqisën e nuhatjes në moshë të mesme janë më të rrezikuar që të kenë një vdekje të parakohshme. Në këtë përfundim kanë arritur hulumtuesit shkencorë të Universitetit të Stokholmit, në Suedi, pas një studimi 10-vjeçar.

Më parë humbja e shqisës së nuhatjes lidhej me sëmundjen e alcajmerit, ndërsa tani shkencëtarët kanë zbuluar se peronat që nuk preken nga kjo sëmundje janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme nëse e kanë humbur aftësinë për të nuhatur.

Anosmia është termi mjekësor për humbjen e shqisës së nuhatjes. Ajo shkaktohet zakonisht nga sinusiti ose dëmtimi në tru.

Gjatë studimit, 411 nga 1774 pjesëmarrësit ndërruan jetë.

Pasi analizuan faktorët si demografia, gjendja shëndetësore dhe shëndetin mendor, hulumtuesit shkencorë zbuluan se njerëzit që kishin humbur shqisën e nuhatjes ishin 19% më shumë të rrezikuar të kishin një vdekje të parakohshme, krahasuar me njerëzit me funksion normal të kësaj shqise.

Dr. Jonas Olofsson, autori kryesor i studimit, tregon se rezultatet e studimit nuk treguan një lidhje mes humbjes së shqisës së nuhatjes dhe demencës, siç ishte menduar më parë, por me rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Humbja e shqisës së nuhatjes, sipas tij, është parashikuesi unik i vdekjes së parakohshme.

“Në kërkimet e ardhshme, do të përpiqemi të zbulojmë procesin biologjik që mund të shpjegojë këtë fenomen”.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)