Kujdes! Mos e përdorni majdanozin nëse keni një nga këto gjendje shëndetësore

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç. Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat.

Gjithashtu, vaji  farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji – Majdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual. Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënën, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim.

Sa i përket ushqyerjes me gji, nuk dihet shumë se sa i sigurt është përdorimi i majdanozit. Është më mirë ta përdorni majdanozin vetëm në ushqim.

Diabet – Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

 Edema (mbajtja e ujit në trup) – Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkave – Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Kirurgji – Majdanozi mund të ulë nivelet e glukozës në gjak dhe mund të ndikojë tek kontrolli i sheqerit në gjak gjatë dhe pas procedurave kirurgjikale. Ndaloni së përdoruri majdanoz të paktën 2 javë pasi keni planifikuar një operacion.

Doza

Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

 Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore