Dieta e eliminimit – i vetmi test i besueshëm i intolerancës dhe sensitivitetit ndaj ushqimit

Blerina Bombaj, dietologe

Dieta e eliminimit presupozon marrjen e ushqimeve të cilat nuk janë lidhur me intolerancë apo sensitivitet, për të paktën 2 javë, në mënyrë që trupi të eliminojë çdo substancë ndaj së cilës mund të ketë reaksion intolerance. Pas dy javësh, rivendosim ushqimet sipas preferencës sonë, por vetëm një nga një, duke lënë tre ditë distancë nga njëri te tjetri. Në këtë mënyrë, ne mund të bëjmë lidhjen midis simptomave të caktuara që na shqetësojnë dhe ushqimit të ri që kemi konsumuar, duke e dalluar atë si fajtor apo jo për ndjesitë tona. Kjo është e vetmja mënyrë që shkenca aprovon për të konstatuar intoleranca ndaj ushqimeve të ndryshme. Asnjë test tjetër intolerance (përjashtuar këtu testin e intolerancës ndaj laktozës, i cili bëhet nëpërmjet matjes së hidrogjenit në frymëmarrje), nuk njihet si i besueshëm shkencërisht.

Mëngjes

  • 1 çaj mali me limon
  • 1 mollë
  • 1 kupe oriz basmati

Drekë

  • 2 kupa sallatë me lakër të bardhë dhe karotë, vaj ulliri dhe fara susami
  • 150-200gr mish qingji
  • 1 kupë thjerrëza ose qiqra

Darkë

  • 1 çaj mali me limon
  • 1 sallatë jeshile të bollshme me vaj ulliri dhe limon
  • 1 -2 kupa oriz
  • 1 dardhë

Midis vakteve

Çaj mali, dardhe, molle./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe