Përbërësit e çajit të ngrohtë parandalojnë zhvillimin e diabetit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çaji mund t’ju ndihmojë të parandaloni zhvillimin e diabetit të tipit 2. Sipas ekspertëve, polifenolët tek çaji ndalojnë absorbimin e sheqerit në enët e gjakut. Konsumimi i tij parandalon rritjen e niveleve të sheqerit në gjak pasi kemi ngrënë ëmbëlsira.

Gjatë studimit më të fundit, është zbuluar gjithashtu se çaji mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme sasinë e glukozës tek të rriturit.

Mbajtja nën kontroll e niveleve të sheqerit në gjak është shumë e rëndësishme për parandalimin e zhvillimit të diabetit, një gjendje me potencial vdekjeprurës. Ajo është gjithashtu çelësi për të ulur rrezikun e ndërlikimit të gjendjes tek personat që janë të diagnostikuar me diabet.

Hulumtuesit shkencorë testuan efektet e kësaj pijeje tek 24 vullnetarë. Gjysma e tyre kishin nivele normale të sheqerit në gjak, ndërsa të tjerët ishin diagnostikuar me pre-diabet.

Një ditë para testimit, të dyja grupeve iu kërkua që të shmangnin çdo ushtrim dhe të hanin në mënyrë të moderuar.

Vakti i mbrëmjes ishte i njëjtë për të dyja grupet.

Mëngjesin tjetër, shkencëtarët u morën mostra gjaku kur vullnetarët ishin esëll. Më pas, një grupi i dhanë çaj me doza të larta të polifenolëve dhe grupit të dytë një tjetër pije. U morën mostra gjaku 30, 60, 90 dhe 120 minuta më vonë.

Eksperimenti u përsërit 3 herë, me nga një javë pushim, në mënyrë që shkencëtarët të kishin mundësi të regjistronin saktë çdo reagim të vullnetarëve.

Siç edhe pritej, nivelet e sheqerit në gjak ishin më të larta tek grupi që mori një pije të ndryshme nga çaji.

Sipas ekspertëve, polifenolët tek çaji mund të ulin indeksin glixemik. Dhe për më tepër, ky proces është krejtësisht i pavarur nga insulina, që mendohet si faktori i vetëm në mbajtjen nën kontroll të glukozës në gjak.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës