Pagjumësia, ja problemi serioz që mund të sjellë në shëndet

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Çfarëdo që të bëni sonte, sigurohuni të bëni një gjumë të mirë.

Rrotullimi gjatë gjithë natës në krevat, në përpjekje për të fjetur, rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru, paralajmërojnë shkencëtarët.

Ata që e kanë të vështirë të flenë kanë 27% më shumë gjasa që të pësojnë ndonjë nga këto sëmundje vdekjeprurëse. Ekspertët mendojnë se gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, duke qenë se ato janë gjenetikisht me të rrezikuara nga pagjumësia për shkak të hormoneve.

Studime të mëparshme kanë treguar një lidhje mes pagjumësisë dhe shëndetit të dobët, ndërsa lidhja e saj me zemrën ka qenë kontradiktore.

Është besuar gjithmonë se kjo gjendje, nga e cila vuajnë gati 1 në 3 të rritur, ndryshon funksionet e organizmit.

Gjumi është i rëndësishëm për të pushuar dhe rifituar energji për ditën e nesërme.

Pagjumësia, sipas shkencëtarëve, rrit tensionin e gjakut dhe alternon metabolizmit, të dy këta njihen si faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të testuar këtë lidhje hulumtuesit shkencorë në Universitetin Mjekësor në Kinë analizuan 15 studime të mëparshme, ku janë përfshirë në total 160,867 pjesëmarrës.

Ata u fokusuan tek lidhja mes simptomave të pagjumësisë dhe vdekjet nga sëmundja e zemrës – vrasësi kryesor në botë.

Shkencëtarët zbuluan se personat që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës apo që zgjohen shpesh, janë 11% më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Ndërsa ata që nuk ndihen të rifreskuar kur zgjohen janë 18% më të rrezikuar të përjetojnë një nga këto sëmundje.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër