Një sekret i thjeshtë që do t’ju ndihmojë të bini në peshë ndërsa flini

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një profesor i Universitetit të Oksfordit ka zbuluar një mënyrë interesante për të rënë në peshë.

Ashley Grossman, doktor dhe hulumtues shkencor, thotë se diçka e thjeshtë si hapja e dritares së gjumit para se të shkoni për të fjetur mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin. Këtë këshillë ai e arsyeton me faktin që trupi ka dy lloje dhjami.

Dhjami i bardhë dhe i dëmshëm, që grumbullon kaloritë e tepërta dhe i “magazinon” në bark, ijë dhe kofshë.

Të rriturit kanë gjithashtu edhe dhjamë kaf të shëndetshëm, që është i specializuar në djegien e kalorive dhe gjenerimin e nxehtësisë ndërkohë që kryen këtë punë.

Fatmirësisht, për ata që duan të dobësohen, dhjami i keq i bardhë mund të shndërrohet në dhjamë të mirë kaf. Si? Nëpërmjet temperaturës së ulët.

Kur njeriu ka ftohtë, e kthen dhjamin e bardhë në dhjamë kaf për të ruajtur nxehtësinë e trupit”, shpjegon Grossman.

Specialisti i Universitetit të Oksfordit rekomandon që, në vend që të lini ushqimin fare, zgjidhja është që të hapni dritaret e dhomës së gjumit që të jetë freskët.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën