Ky është shkaktari kryesor i sëmundjeve sot në botë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse jeni ndierë ndonjëherë sikur vetëm ju jeni në depresion, studimi i ri vërteton që e keni shumë gabim.

Shkaktari kryesor i sëmundjeve ose paaftësisë nuk është kanceri apo sëmundjet e zemrës: është depresioni. Një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) zbulon se mbi 300 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga depresioni, dhe vetëm gjysma e tyre po marrin trajtimin që iu duhet.

OBSH i ka bërë të ditura këto shifra pak ditë para Ditës Botërore të Shëndetit, më 7 prill, si pjesë e fushatës 1-vjeçare “Le të flasim për depresionin”. Sipas OBSH-së, numri i njerëzve që vuajnë nga depresioni është rritur me 18% nga viti 2005 në vitin 2015.

Organizata po përpiqet të ndërgjegjësojë më shumë njerëz në lidhje me një temë që shumë prej tyre kanë frikë të flasin në publik për veten e tyre.

Drejtuesi i departamentit të shëndetit mendor tek OBSH, Shekhar Saxena, tregon se ideja e turpit për të folur rreth çrregullimeve mendore është arsyeja përse fushata është titulluar “depresioni: le të flasim”.

“Për dikë që vuan nga depresioni, bashkëbisedimi me një person të besueshëm është shpesh hapi i parë drejt trajtimit dhe shërimit”.

OBSH u bën thirrje shteteve në të gjithë botën që të investojnë më shumë në trajtimet për shëndetin mendor dhe të ofrojnë më shumë mbështetje për njerëzit që vuajnë nga depresioni.

“Këto shifra të reja janë një thirrje alarmi për të gjitha shtetet që të rimendojnë objektivat e tyre lidhur me shëndetin mendor dhe ta trajtojnë atë me urgjencën që meriton”, u shpreh Margaret Chan, drejtorja e përgjithshme e OBSH-së, gjatë një deklarate për shtyp.

 Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet