Shifra tronditëse nga OBSH: Mbi 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mi 300 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga depresioni, shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe paaftësisë për të jetuar. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pak ditë para Ditës Botërore të Shëndetit.

Drejtuesja e përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, bën thirrje për të gjitha shtetet që të gjejnë një zgjidhje për trajtimin e këtyre rasteve sa më shpejtë të jetë e mundur.

Me rritjen e numrit të njerëzve që vuajnë nga depresioni me më shumë se 18% nga 2005-2015, OBSH po planifikon një fushatë 1-vjeçare, që të inkurajojë më shumë njerëz që vuajnë nga depresioni që të kërkojnë ndihmë.

Mungesa e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga çrregullimet mendore, e shoqëruar edhe me frikën e turpërimit, pengon shumë njerëz që të kërkojnë trajtim për t’u shëruar dhe për të jetuar një jetë normale.

Depresioni është faktori i parë rrezikues për vetëvrasje, duke marrë qindra mijëra jetë njerëzish çdo vit.

Burimi: Yahoo News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet