Video/ Doni të dini se çfarë ju shkakton coca-cola?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ky eksperiment shkencor me Coca Cola-n mund të dëshpërojë shumë konsumatorë të pijeve të gazuara. Videoja është postuar online nga Molten Science dhe tregon procesin e shkumëzimit mes pijeve të gazuara dhe një substance që stimulon aciditetin në stomak.

Në momentin që në gotën me acid hidhet Coca Cola, flluskat ngihen lart e më lart deri në momentin që materiali fillon të derdhet nga gota.

Në fillim materiali i formuar lëviz lehtësisht ndërsa më pas fillon e ngurtësohet aq shumë saqë është e vështirë ta shposh edhe me dru.  Materiali jo vetëm që forcohet por rrit edhe temperaturën e gotës.

Ky pasur kundërshtime në lidhje me këtë eksperiment; disa thonë se acidi i formuar nuk është i njëjtë me të stomakut, ndërsa të tjerë thonë se pasojat janë të njëjta.

Megjithatë, të gjithë bien dakord se nuk do të donin ta kishin në stomakun e tyre një substancë të tillë.

Deri më tani videoja është parë më shumë se 9 milionë herë vetëm në Facebook.

Eksperimenti vjen vetëm pak muaj pasi një eksperiment tregonte sasinë e jashtëzakonshme të sheqerit që përdorej në Coca Cola-n normale në krahasim me Cola zero.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara