Te Stela Resort / Gjithçka që kënaq guston e klientit, brenda një kompleksi të vetëm

Bisedoi: Elona Tereziu

“Te Stela Resort” është pa dyshim vendi ku i gjen të gjitha! Restorant, hotel, beergarden, sport center (palestër, zumba, kickboxin, aqua gym, sauna, banjo turke), kënd lojërash, pishina verore, pishina dimërore.

E ndërkohë që për këto të fundit kemi folur shpeshherë, këtë radhë do të ndalemi tek restoranti. Cili është specialiteti i tij, ç’ka e bën të veçantë,  klientela që e frekuenton më shumë, dhe mbi të gjitha, sa të sigurt duhet të jeni mbi atë që konsumoni.

Të gjitha këto na i rrëfen për ‘Shëndet+’ shef Denisi, kryekuzhinier ‘Te Stela Resort’ me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën e gastronomisë.

Shef Denisi, sa kohë keni që punoni këtu Te Stela Resort?

Te Stela Resort kam rreth katër vite që punoj, por eksperienca ime në fushën e gastronomisë është mbi 20-vjeçare. Kryesisht kam punuar në zonën e hotelerisë (në hotele me mbi 100 dhoma, siç është dhe Stela) dhe në disa restorante prestigjioze.

Cili është specialiteti i restorantit?

Specialiteti jonë është birra! Unë mundohem të përshtat ushqimet duke i kombinuar me birrat përkatëse, pasi siç dihet Te Stela serviren 5 lloje të ndryshme birrash (Stela Pils, Stela 0% alkol, Strog, Vajser) me shije të ndryshme dhe secila ka specifikat dhe sugjerimet e veta në menu.

Por, për të shijuar tamam ashtu siç duhet një birrë të mirë, kërkohet që në pjatë të ketë patjetër produkte me bazë mishi. Në mënyrë më specifike, ne për shembull kemi mishin e zgarës, i cili për të përftuar tamam shijen e erëzave duhet të kalojë të paktën 24 orë në proces marinimi. Kemi tavat tradicionale me pllaqi dhe suxhuk Kosove, fërgesën tiranese etj, pra janë produkte që shkojnë me birrën. Për pjesën vegjetariane pastaj kemi një menu mjaft të pasur me supëra, pasta, sallatëra e rizoto të ndryshme etj

Së fundmi kemi implementuar dhe pjesën e hellit tradicional, si rrjedhojë e kërkesës gjithnjë e në rritje sidomos nga turistët e huaj.

Klientela që e frekuenton më shumë?

Varet nga dita. Për shembull, në një ditë normale gjatë javës frekuentohemi më tepër nga klientë me bazë familjare. Stela është projektuar në mënyrë të tillë ku mund të kënaqet e gjithë familja. Ndërkohë që prindërit mund të drekojnë në restorant, jashtë është një kënd mjaft i këndshëm lojërash ku fëmijët mund të argëtohen pafund, ndërkohë që çdo të diel organizojmë dhe teatro kukullash.

Te Stela ka çdo ditë muzikë live me këngëtarët si: Juljana Pasha, Olta Boka, Kejsi Tola, Arian Dredhasi dhe Valon Shehu. Ndërkohë që çdo të enjte organizojmë ‘natën shqiptare’ vetëm me muzikë tradicionale me këngëtarët Greta Zani dhe Saimir Braho.

E premtja dhe e shtuna pastaj ka një target pak më rinorë, por që kryesisht kemi klientelë familjare.

Shije apo estetikë, çfarë e kënaq guston e klientit?

Pamja as që nuk diskutohet. Është ajo që tërheq në fillim, pastaj vjen aroma dhe më pas shija.

Klienti nuk  porosit ‘verbërisht’, ai e sheh produktin të afishuar në menu dhe pastaj zgjedh. Kur porosia vjen, ai sheh në qoftë se është e njëjtë më atë që ka porositur, i ndjen aromën dhe më pas e shijon. Pra klienti zgjedh mbi pamjen.

Pika juaj më e fortë?

Ne shërbejmë shpejt dhe me cilësi. Stela ka një restorant goxha të madh dhe tendenca e klientit për t’i pasur gjërat sa më shpejt në tavolinë besoj se është arritur në këtë pikë.

Te Stela rinovohet shpesh herë dhe menuja. Pse ndiqet kjo praktikë?

Që klienti të mos mërzitet asnjëherë. Kjo është një praktikë që ne e ndjekim  pothuajse çdo 6 muaj duke parë frekuentimin e menus. Marrim statistika dhe shohim ku orientohen më tepër klientët, çfarë kërkojnë më shumë dhe pastaj bëjmë modifikimet përkatëse.

Aktualisht ne jemi duke e ndryshuar atë. Duke parë dhe kërkesën e klientëve gjithnjë e në rritje, në menunë e re do të përfshihen më tepër elementë tradicionale.

Çfarë e diferencon Stelën, pse një klient duhet t’ju zgjedh juve?

Jo për faktin që unë punoj këtu, por realisht Te Stela është një vend ku i gjen të gjitha. Këtu gjen ngrohtësinë e restorantit dhe një birrë të freskët. Kalon në pjesën tjetër dhe ke hotelerinë dhe një kënd të këndshëm lojërash. Ke zonën e shëndetit  (Stela Sport Center) me palestër, sauna, zumba, kickboxing, pishina dimërore, pishina verore ( me kapacitet 250 persona) etj.

Pa harruar dhe faktin që çdo ditë ka muzikë live. Pra, me pak fjalë, po të vish këtu nuk mërzitesh asnjëherë, secili e gjen veten diku.

Në planet e afërta të investitorëve Te Stela është dhe ngritja e një ferme, në mënyrë që të kemi mundësinë të vetë furnizohemi me produkte të freskëta nga ferma jonë, qoftë me produkte shtazore apo bimore./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore