Kremi me tre përbërës do të zhdukë rrudhat përreth syve

Mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e parakohshme të rrudhave në fytyrë është të hiqni dorë nga zakonet e këqija që shkaktojnë plakje të parakohshme, të shmangni ekspozimin për orë të gjata në diell, përdorni krem kundra diellit dhe ushqehuni shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni një krem për fytyrën me vetëm 3 përbërës që do t’ju ndihmojë të largoni rrudhat poshtë syve. 3 përbërësit janë: vitamina E, vaj trumze dhe kokosi.

Vitamina E është një antioksidues fantastik që mund të ndihmojë në luftimin e radikaleve të lira që dëmtojnë lëkurën. Vaj i kokosit është një anti-inflamator shumë i mirë, që mund të mbrojë dhe zbusë lëkurës. Ndërsa vaji i trumzës është një antioksidues dhe anti-inflamator që është përdorur për ta mbajtur lëkurën elastike me kalimin e moshës.

Çfarë ju duhet:

  • 2 kapsula me vitaminë E
  • 2 pika vaj trumze
  • 1 lugë çaji vaj kokosi

Çfarë duhet të bëni:

I përzieni të tre përbërësit dhe masazhoni pjesën përreth syve, duke u kujdesur që të mos keni asnjë kontakt me sytë. Trajtimin bëjeni 1-2 orë para se të flini gjumë. Të nesërmen e lani fytyrën si zakonisht./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave