Kjo dietë është si “minë me sahat” për shëndetin e të rinjve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Dietat që nuk përfshijnë produktet e bulmetit mund të jenë si “minë me sahat” për shëndetin e kockave të të rinjve, paralajmërojnë ekspertët.

Nga një vëzhgim i bërë nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës, u zbulua se 1/5 e të rinjve nën moshën 25 vjeç i përfshijnë shumë pak ose aspak produktet e qumështit tek dietat e tyre.

Ekspertët thonë se heqja dorë nga bulmeti mund të mos jetë e dëmshme për trupin deri në momentin që merrni mjaftueshëm kalcium nga burime të tjera si fruta të thata, fara dhe peshk.

Shoqata monitoroi 2000 të rritur, përfshirë 239 persona nën moshën 25 vjeç dhe 339 të grupmoshës 25-35 vjeç.

Cilat janë burimet kryesore të kalciumit

  • Qumështi dhe produktet e saj, si djathi apo kosi, janë burimet kryesore të kalciumit, shumë të rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe forcimin e kockave.
  • Qumështi i lopës është burimi më i mirë, megjithatë edhe qumështi i sojës dhe bajames mund të përmbajnë kalcium nëse janë të fortifikuar.
  • Qumështi i skremuar dhe gjysmë i skremuar përmbajnë më shumë kalcium se qumështi i lopës me shumë ynydraa.
  • Perimet, frutat e thata, fara të ndryshme, peshku dhe produktet me miell të bardhë përmbajnë gjithashtu kalcium
  • Konsumoni djathë dhe kos me pak yndyra për të ulur dozat e këtyre të fundit.

Të rriturit rekomandohen që të marrin 700 mg kalcium në ditë, ndërsa djemtë dhe vajzat e moshës 11-18 vjeç kanë nevojë për 1000 mg kalcium.

Nivelet e rekomanduara mund të arrihen duke ngrënë 3 racione me produkte qumështi në ditë, si drithë me qumësht, kos dhe një copë e vogël me djathë.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave