Blertina Koka
Edhe nëse i festoni festat fetare ose jo, Pashkët janë një periudhë e mirë për t’u bashkuar me familjarët dhe miqtë dhe për të festuar ardhjen, më në fund, të pranverës.
Simboli i Pashkëve janë vezët e ngjyrosura dhe thyerja e tyre në formë dueli me një person tjetër.
Zakonisht vezët ngjyrosen me ngjyrë të kuqe, siç e do tradita, megjithatë mund të bëhen edhe dekorime të ndryshme, si vezët me gjuhën universale (emoji ???), që do të zbukurojnë shportën e Pashkëve.
Për ngjyrosjen e tyre mund të përdorni produkte natyrale, si qepë, panxhar, shafran Indi, lakër etj.
Në videon e mëposhtme mund të shikoni si duhet vepruar në këtë rast.
Pasi të keni përfunduar me ngjyrosjen, vazhdoni me dekorimet.
Në këtë rast ju nevojiten vetëm disa lapsa me ngjyra, pak dorë për vizatim dhe vezët tuaj me emoji do të jenë gati ???.





