Lëkurë gjithmonë e re me kastravec dhe të bardhë veze

Blertina Koka

Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore – të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 1 vezë

Përgatitja:

Merrni vetëm të bardhën e vezës, të cilën duhet ta rrihni mirë derisa të formohet shkuma.

E grini mirë kastravecin me një grirëse (duhet të mbushni dy lugë plot me tulin e kastravecit).

Hidheni atë tek shkuma e të bardhës së vezës dhe i përzieni mirë.

Përdorimi

  • Sapo përzierja të jetë gati, e aplikoni në fytyrë.
  • Mbajeni për 15 minuta
  • Më pas e lani fytyrën.

Maska shërben për pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Ajo trajton gjithashtu njollat, hap poret dhe largon rrudhat dhe ënjtjet përreth syve.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave