Disa nga ushqimet më të mira për t’u konsumuar këtë verë

Blerina Bombaj, dietologe

Stina e verës na ofron një larmi të veçantë të frutave dhe zarzavateve të pasura me ujë për të cilat trupi ynë ka shumë nevojë, duke na pajisur me mburoja mikroskopike që na nevojiten për të përballuar stinën e nxehtë të verës.

  1. salca domateSalca e domates, e pasur me karotenoide, mbron qelizat nga radikalet e lira, dhe mbron lëkurën tonë nga rrezet ultraviolet të diellit.
  2. Kosi dhe gjiza, të pasur me vitaminën D dhe me kalçium ndihmon në mirmbajtjen e kockave.
  3. Bostani dhe pjepri, simbolet e verës, ku 92 % e bostanit është ujë, pikërisht për atë që kemi nevojë, janë të pasur më vitamin C dhe antioksidantë të dobishëm.
  4. Avokado, përmban acide lyrore omega, të nevojshëm për sistemin tonë imunitar, përmban vitamina B5, B6, magnez, kalium- një patentë anti-stres.
  5. Speci i kuq, përmban vitamin C më shumë se çdo ushqim tjetër, e cila na ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
  6. Misrat e zier, të pasur më vitaminat e kompleksit B dhe acid folik, ka një dobi të veçantë në aparatin tretës dhe i pasur më fibra bimore.
  7. Rrushi, manaferrat, manat e bardha, qershitë qëndrojnë në majën e listës së ushqimeve me vlera antioksiduese, studimet tregojnë se frutat e sapo vjela janë më shumë të pasura më element ushqyes dhe antioksidues.
  8. Peshku dhe prodhimet e detit, janë ushqime të cilat nuk e ngarkojnë aparatin tretës dhe nuk na rëndojnë gjatë stinës së verës.
  9. Uji, ky produkt (jo ushqimor) është jetik për ne por gjithashtu një nga asortimentet më të neglizhuara nga ne. Në stinën e nxehtë të verës e vetmja që na hidraton është uji, sidomos kur kryejmë aktivitete fizike, gjatë shtatzanisë etj.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe