Mjekimi që rrezikon bebet të lindin me defekte kongjenitale

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një ilaç që përdoret për të trajtuar epilepsinë dhe çrregullimet bipolare mendohet se ka qenë shkak i disa deformimeve tek gati 4100 fëmijë në Francë që nga viti 1967.

Gratë që e kanë marrë këtë ilaç gjatë shtatzënisë për të trajtuar epilepsinë ishin katër herë më të rrezikuara që të lindnin fëmijë me defekte kongjenitale (të lindura), si defekte në shtyllën kurrizore, në zemër dhe organet gjenitale.

Rreziku për zhvillimin e autizmit dhe probleme në zhvillim gjithashtu rezultoi të ishte më i lartë. Një testim paraprak sugjeron se 30-40% e fëmijëve të ekspozuar ndaj këtij ilaçi në mitër mund të vuajnë nga çrregullime të tilla shëndetësore.

Pjesa më e madhe e rasteve me defekte në lindje u shfaqën tek gratë që merrnin trajtim për epilepsinë. Gratë me çrregullime bipolare që marrin ilaçin valproate janë gjithashtu dy here më të rrezikuara të lindin fëmijë me defekte në lindje thuhet në raportin e publikuar nga autoritet shëndetësore franceze.

Që në vitet ’80 është ditur për rrezikun e defekteve në lindje të lidhura me ilaçin valproate, sidomos për defektet në shtyllën kurrizore, që ndodhin 20 herë më shpesh tek fetuset e ekspozuar ndaj këtij ilaçi.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave